Paralajmëroi pjesëmarrjen në zgjedhje, Jovanoviq: Po e bëj për t’ua treguar të vërtetën qytetarëve për Kosovën

“Nuk do ta gënjej vendin për Kosovën, për të ofruar një rrugë më të lehtë, sepse në fund të kësaj rruge do të zhdukemi”, ka thënë Jovanoviq

Paralajmëroi pjesëmarrjen në zgjedhje, Jovanoviq: Po e bëj për t'ua treguar të vërtetën qytetarëve për Kosovën

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Jovanovia ka deklaruar se në zgjedhje do të shkojë me sloganin “Duhet të jetë ndryshe” dhe se në fushatë do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën për Kosovën, të cilën askush nuk dëshiron ta tregojë.

“Nuk do ta gënjej vendin për Kosovën, për të ofruar një rrugë më të lehtë, sepse në fund të kësaj rruge do të zhdukemi”, ka thënë Jovanoviq, shkruan “N1”.

“Ndonjëherë më duket se ky hendek është një gropë pa fund dhe se gjithmonë mund të bjerë edhe më poshtë. Nuk urrej askënd në politikë. Dhe njerëzit që nuk janë në gjendje t’i shtrijnë dorën atij në anën tjetër, nuk kanë vend në politikë. Së bashku jemi përgjegjës për këtë vend. Askush nuk është aq djall që të mos ketë të drejtë për një gjest të mirë dhe askush nuk është një engjëll i tillë që gjithçka të falet dhe lejohet paraprakisht”, ka theksuar Jovanoviq.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika