Krasniqi-Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut, nuk kam besuar asnjëherë

"Pse po ke dëshirë të nënshkruash me Vuçiqin, a dëshiron të dalësh në një fotografi me të duke nënshkruar. Për që i nënshtrohesh qashtu Lajçakut kurrë s'kom besu, ai thotë mos fol, ti okej", ka thënë Krasniqi

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i është “nënshtruar” emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për të mos dhënë detaje në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.

Ai i është drejtuar Kurtit duke i thënë se pse ky entuziazëm për të nënshkruar këtë draft-statut për Asociacionin së bashku me Vuçiqin.

“Zoti kryeministër, e shfrytëzoj rastin të përgëzoj ministrin Rashiq, që për herë të parë ka mundësinë të dëgjojë kryeministrin duke mbrojtur Asociacionin. E uroj edhe atë edhe ty për këtë qasje. Ti që thua se ky draft është më i mirë se i 2013-ës, a na tregon se a shkruan diçka për Asociacionin në këtë draft që e ke marrë. Pse po ke dëshirë të nënshkruash me Vuçiqin, a dëshiron të dalësh në një fotografi me të duke nënshkruar. Për që i nënshtrohesh qashtu Lajçakut, kurrë s’kom besu, ai thotë mos fol, ti okej”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika