Ndalohet për 48 orë drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë drejtorin e Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, të hënën e gjashtë nëntorit, ka njoftuar se ka ndaluar drejtorin e Shërbimeve Publike në komunën e Fushë-Kosovës, Maliq Berishën, i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Fushë-Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika