Haradinaj: Kurti po e fsheh draft-statutin e Asociacionit edhe nga deputetët e VV-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosinformim mbi përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar në Bruksel. Haradinaj thekson se Kurti duhej të ndahej me partitë parlamentare, përpara se ta pranonte dokumentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka informuar as Lëvizjen Vetëvendosje mbi përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar në Bruksel.

Sipas Hardinajt, Kurti para se ta pranonte draft-statutin është dashur t’ua lexojë deputetëve të VV-së.

“Kurti e ka pranuar në Bruksel Asociacionin pa e nda atë dokument me partitë parlamentare të Kosovës, as me Vetëvendosjen. Mendoj se ai me urgjencë duhet ta ftojë së pari partinë e tij dhe të ua lexojë atë dokument. Ai është vonu, është dashur të ua lexojë para se me thanë ‘po’”, ka thënp Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka pasur një javë kohë që draftin e propozuar nga pesëshja euro-amerikane ta ndajë me partitë e parlamentare, para se atë ta pranojë në Bruksel.

“Unë mendoj se Kurti ka gabu shumë që e ka pranu këtë dokument pa u takuar me ne përpara, pa na jep të paktën…atij kur ia kanë dhënë dokumentin përfaqësuesit ndërkombëtarë ia kanë dhënë një javë përpara, ai në atë javë, ose dhjetë ditë përpara, është dashtë me na ftu, me thanë po du në emër të Kosovës me e pranu këtë dokument”, ka thënë Haradinaj.

Ai i ka sfiduar deputetët e VV-së që të tregojnë se kush nga ta e ka lexuar draft-statutin e Asociacionit, derisa tha se sjellja e Kurtit në dialog po i shkon në favor Serbisë.

“Unë dyshoj në agjendat e fshehura të tij (Kurtit), ai po ia fshehë edhe Vetëvendosjes se çka ka pranu, jo mu për shembull, unë po i pyes sot deputetët e Vetëvendosjes kush prej tyre e ka lexuar krejt dokumentin, të cilin kryeministri ynë i Kosovës në këtë rast, edhe pse unë kam votuar kundër tij, e ka pranuar në emër të Kosovës, përpos që e ka pranu po e kërkon edhe nënshkrimin e çetnikut andej”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika