Lajçak për takimin në Bruksel: Fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në rajonin verior të Kosovës

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimet që pati në vizitën e tij dyditore në Kosovë, kanë qenë në funksion të përgatitjes së një takimi në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Lajçaku ka njoftuar se gjatë takimit është propozuar agjenda për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Sipas tij, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në rajonin verior të Kosovës.

“Objektivi ynë ishte të vendosnim bazat për një takim të ardhshëm të kryenegociatorëve, i cili do të zhvillohet së shpejti. Unë propozova një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë. Fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në rajonin verior të Kosovës”, tha ai.

Lajçaku është deklaruar edhe për takimin që ka zhvilluar me kryetarët e partive opozitare në Kosovë.

“Vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në Dialog dhe në rrugën 🇪🇺 të Kosovës”, tha me tutje ai.

Përveç diskutimeve me zëvendëskryeministrin, Lajçak thekson se ka informuar edhe shefat e misioneve diplomatike të BE-së me seli në Kosovë.

“Për më tepër, u takova me gjeneralmajor Ulutas, komandantin e misionit të KFOR-it të NATO-s. Biseda jonë u soll rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe unë i ofrova atij një përditësim gjithëpërfshirës mbi Dialogun dhe negociatat e ardhshme. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë produktiv”, u shpreh Lajçak.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika