Haradinaj pret në takim Hovenierin, ia konfirmon mbështetjen për planin franko-gjerman

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka konfirmuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman

Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim, përveçse që është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, Haradinaj ka konfirmuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman, duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E falënderova personalisht ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika