Nagavci: Ka rregullore që rregullojnë çështjen e shamisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur gjatë një intervistë për KallxoPrenime në RTV Dukagjini për çështjen e shamisë se a duhet apo nuk duhet lejuar në shkolla

Ministraj e Arsimit, Arbërie Nagavci

E para e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka folur për udhëzimin administrativë që e ndalon shaminë nëpër shkolla.

Nagavci ka thënë se, e drejta e shkollimit është e drejtë me Kushtetutë edhe nuk mund t’i mohet asnjë fëmije.

“Kushtetuta e përcakton qarët këtë çështje”, ka thënë Nagavci në një intervistë për Kallxo.com në RTV Dukagjini.

Gazetarja Jeta Xharra, ka kërkuar nga ministrja të sqaroj edhe më tej çështjen e shamisë, duke e pyetur se a duhet të pranohen nxënëset me shami në shkolla, apo jo?

Ministrja sërish nuk ka dhënë përgjigje të qartë, duke thënë se “ka rregullore edhe ligje që rregullojnë këtë çështje dhe se ato janë në fuqi, dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe problemi për mua është pse diskutimi bëhet për vajza dhe veshjen e vajzave”.

Gazetarja, Jeta Xharra

Ndërsa Jeta Xharra, e ka pyetur përsëri duke thënë sipas fesë Islame, shamia iu vendoset vetëm femrave e jo meshkujve, vajzat me shami a duhet të lejohen në të gjitha shkollat e Kosovës?

“Vajzat duhet të jenë në shkollë edhe udhëzimet edhe ligjet duhet të respektohen” ka thënë Nagavci në emisionin e KallxoPernime.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika