Shefi i spitalit thotë se qendra mjekësore në Gaza është “plotësisht e rrethuar” nga tanket

Drejtori i një spitali në veri të Gazës, Mustafa al-Kahlout, ka thënë se qendra mjekësore është e rrethuar plotësisht me tanke

Pamje nga sulmi në Gaza. Foto: BBC

Drejtori i një spitali në veri të Gazës ka paralajmëruar se qendra mjekësore është e rrethuar plotësisht me tanke, duke e bërë të pamundur largimin.

Mustafa al-Kahlout, i cili drejton spitalin Al Nasr dhe spitalin pediatrik Al Rantisi, ka bërë thirrje për evakuimin e mjekëve dhe të pacientëve brenda, derisa luftimet intensifikohen.

“Ne jemi plotësisht të rrethuar, ka tanke jashtë spitalit dhe ne nuk mund të largohemi’, ka thënë al-Kahlout për CNN, përcjell Dukagjini.

Kompleksi spitalor është afër lagjes Sheikh Radwan dhe kampit të refugjatëve Al Shati, ku luftimet tokësore u raportuan nga IDF dhe Hamasi veçmas.

“Nuk kemi rrymë, nuk kemi oksigjen për pacientët, nuk kemi ilaçe dhe ujë. Ne nuk e dimë fatin tonë, por nuk ka pasur asnjë kontakt nga Kryqi i Kuq apo ndonjë organizatë ndërkombëtare”, ka thënë tutje Al-Kahlout.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika