(VIDEO) Muriqi: Policë izraelitë na kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”, ka thënë Vedat Muriqi

Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.

“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, është shprehur Muriqi për Klan Kosova.

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

Përndryshe, Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika