Ndërron jetë një person nga goditja e degëve të lisit, policia po e heton rastin

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e degëve të lisit në Istog. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës derisa një person tjetër është lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e degëve të lisit në Istog.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se policia është duke e hetuar rastin.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës derisa një person tjetër është lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika