Drejtoi mjetin me shpejtësi 99 km/h ku lejohej të ishte 50 km/h, gjobitet shoferi me 300 euro

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar një shofer, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi 99 km/h.

I njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2024.

“Njësia Trafikut Rajonal ne Prizren në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 99 km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2024 si dhe kishte edhe një raste tjera te kësaj natyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shoferi i mjetit është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 euro si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika