Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy grave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje”, që ka ndodhur më 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Policia, po ashtu, bën thirrje që qytetarët që kanë informacion mbi të dyshuarat të kontaktojnë në stacionin më të afërt policor ose në aplikacionet digjitale.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika