“Paralajmërimi i Zelenskyt për ndikimin rus në Ballkan”, Peleshi: Ekziston rreziku që konfliktet e fjetura të rizgjohen

"...Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë javë ka deklaruar se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka komentuar deklarimet e Zelenskyt duke thënë se mund të jetë nxjerrë disi nga konteksti por se ka një të vërtetë që agresioni rus në Ukrainë ka goditur stabilitetin, raportoi Euronews Albania.

“Nuk është ky konteksti besoj por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur, kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”, tha ai.

“Tre nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabil ku të gjithë të ishim pjesë e Aleancës dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht”, tha Peleshi.

Peleshi ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë teksa thotë se këto shenja nuk janë kërcënime sa të flitet për luftë veçse gjithsesi duhet se vendet duhet të vëmendshme.

“Nuk jemi në atë gjendje ndaj e ne jemi vazhdimisht të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sepse e kemi parë që pas luftës aty disa vatra tensioni janë riaktivizuar. Kemi agresionin e 24 Shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist. Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë”, tha Peleshi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika