Sokoli paralajmëron dhe ka një vërejtje për Sylvinhon: Ky lojtar duhet të jetë në Berlin

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka thënë se sulmuesi, Armando Broja, duhet të jetë në listën e të ftuarve nga Kombëtarja e Shqipërisë për Kampionatin Evropian

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli ka thënë se pajtohet me kryeimamin e Podujevës, Bekim Jashari, se nëse Broja nuk do të jetë në Berlin, atëherë përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, do të ketë probleme.

”Broja duhet të jetë aty, duhet të merrë pjesë, sepse përndryshe rrezikohet Sylvinho, nëse nuk shkon Broja. Unë po pajtohem me hoxhën nëse Broja nuk është në Berlin, atëherë Sylvinho do të ketë probleme.”

”Prandaj, vërejtje për Sylvinhon prej meje dhe hoxhës. Gjeje mënyrën si të afrosh Brojën dhe të përshtatet me grupin. Është një nga sulmuesit më me perspektivë në Evropë,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika