Abdixhiku: Jam i brengosur për fatin e vendit tim dhe të vendit ku do të rriten fëmijët e mi

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Analisti, Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, e vuri në diskutim deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i ishte drejtuar kryeministrit Albin Kurti se të bashkuar do të mund të kishin bërë më shumë në këtë drejtim.

Hoxha i tha Abdixhikut se si opozitë e kanë mundësinë ta durojnë kryeministrin “të bëjë gabime më të mëdha” ose mund të ndërmarrin diçka për ta ndaluar këtë situatë.

Për këtë, Abdixhiku ka thënë se është i brengosur për fatin e vendit të tij dhe fatin e vendit ku do të rriten fëmijët e tij.

“Jam i brengosur për fatin e vendit tim dhe fatin e vendit ku do të rriten fëmijët e mi dhe tuaj, kjo është brenga ime. Por, tani keni parasysh se përballë kam një njeri që vjen të raportojë në Kuvend dhe thotë që Vuçiq po ju kërkon juve. E tani kur Vuçiq të kërkon ty, të bën që ti je tradhtar, e për tradhtarët ka një alternativë, e që nuk është bashkëpunimi. Tani ne fillimisht duhet të shkojmë në shtëpi të ju themi fëmijëve që ne përbesë nuk jemi me Serbinë teksa kthehen prej shkollave. Kjo është gjuhë e ndytë politike e një njeriu të humbur në hapësirë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku është shprehur se nëse një anëtari të LDK-së i ndodh diçka si pasojë e kësaj gjuhe, atëherë përgjegjësia duhet të kërkohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika