Aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit u dëmtua nga sulmet raketa dhe dronë iranianë në orët e para të së mërkurës, sipas autoriteteve.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Kuvajtit, KUNA, raportoi se nga sulmet u plagosën disa persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore, nga sulmi në Terminalin 1 të aeroportit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Si pasojë e sulmit, fluturimet dhe trafiku ajror në Kuvajt janë pezulluar, njoftoi KUNA.
Terminali 1 – qendra kryesore e aeroportit për fluturimet ndërkombëtare, e cila ishte rihapur të hënën, sipas mediave lokale, pasi ishte dëmtuar në një sulm të mëparshëm iranian në fund të muajit shkurt.
Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka kryer sulme “në vetëmbrojtje” kundër Iranit dhe ka rrëzuar raketa balistike dhe dronë të lëshuar drejt anijeve dhe vendeve të Gjirit Persik.
Irani tha se kishte sulmuar baza amerikane dhe helikopterë në një “vend rajonal” duke përdorur raketa dhe dronë, si kundërpërgjigje.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), Teherani kishte lëshuar dy raketa drejt Kuvajtit dhe tre drejt Bahreinit, por ato ose u shpërbënë gjatë fluturimit.
SHBA-ja dhe Irani nisin sulme të reja, negociatat për armëpushim mbeten të bllokuara