Zëdhënësi i PDK-së: VV-ja së bashku me nostalgjikët e Jugosllavisë, islamistët e enveristët ka mbijetuar veç me popullizëm

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abullahu, ka kritikuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i cilësuar si të mbijetuar vetëm me popullizëm

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka kritikuar qeverinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se së bashku me nostalgjikët e Jugosllavisë, islamistët dhe enveristët ka “mbijetuar deri këtu vetëm me popullizëm”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se nëse nuk kuptohet drejt pse dhe si përfunduan në VV dhe në Qeverinë Kurti “Nostalgjikët e Jugosllavisë – pra ata që ishin kundër luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, Islamistët – pra ata që deformojnë islamin për politika me agjenda jo shqiptare dhe Enveristët – pra ata që edhe kur u hap Shqipëria refuzuan ta pranojnë se ky lloj komunizmi paska qenë dekadent”, asnjëherë nuk do të  qeveria aktuale.

“Asnjëherë nuk do ta kuptojmë si duhet VV-në, Kurtin dhe Qeverinë aktuale. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se si këto tri mendësi politike dhe kulturore shumë antagoniste me njëra tjetrën përfunduan në një strofullog politik. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se pse proceset e filluara pas luftës së fundit kanë ngecur dhe janë deformuar kaq shumë. Asnjëherë nuk do të kuptojmë se një kombinim i tillë është dekadent dhe jo funksional. Asnjëherë nuk do ta kuptojmë se krejt këto mund të mbijetojnë bashkë veç me popullizëm. Deri kur?”, ka shkruar Abdullahu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika