Kryetari i Suharekës reagon pas grabitjes së armatosur ku u plagos një polic

"Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen", ka deklaruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur në një lokal të argjendarisë ku mbeti i plagosur një polic.

Ai ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Tutje, Muharremaj ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe t’i presin raportimet zyrtare, duke uruar që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Sapo bisedova me komandantin e Policisë për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe, një polic është plagosur të mërkurën në Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur. Ai ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.

Të dyshuarit gjenden ende në arrati.

 

(VIDEO) Plagoset një polic në Suharekë gjatë parandalimit të një grabitjeje

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika