Haradinaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Rmuash Haradinaj, është shprehur se ushtria e Kosovës mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Në një postim në Facebook në kuadër të "Ditës së Forcës", Haradinaj ka theksuar se hapja e dyerve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ofron një perspektivë të qartë mbi realitetin e jetës ushtarake

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

I pari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

Në “Ditën e Forcës”, Haradinaj ka thënë se dyert e hapura ë FSK-së bëjnë të mundur të kuptosh jetën ushtarake.

“Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë. Sot, në “Ditën e Forcës”, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO.  Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu. Urime “Dita e Forcës”, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, do të organizojnë sot “Ditën e hapur” nga ora 10:00 deri 13:00.

Manifestimi qendror mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika