AKP e fiton rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe kthen 8 asete të KBI Kosova Export

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka fituar rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe ka kthyer 8 asete të “KBI Kosova Export Industria e Mishit Fushë - Kosovë” në emër të ndërmarrje

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka fituar rastin gjyqësor në Mal të Zi dhe ka kthyer 8 asete të “KBI Kosova Export Industria e Mishit Fushë – Kosovë” në emër të ndërmarrjes.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në fillim të këtij viti e ka kuptuar që 8 asete në Mal të Zi të “KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë – Kosovë” janë shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë dhe janë regjistruar në emër të personave fizik në Drejtorinë Kadastrale në Podgoricë.

“AKP ka parashtruar ankesë kundër aktvendimit të datës 24.01.2023 të Drejtorisë Kadastrale në Podgoricë lidhur me ndërrimin e titullarëve të pronësisë në asetet e KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë, në Mal të Zi, në shkallën e dytë administrative kompetente, që është: Ministria për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë e Republikës së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Sipas njoftimit, më 29 nëntor 2023, AKP ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative (“Broj:07-2-1083/2008”), në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizik në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme.

Tutje thuhet se si rezultat i ankesës së AKP-së, shkalla e dytë administrative në Podgoricë e ka aprovuar ankesën e AKP-së me ç ‘rast 8 asetet janë rikthyer në emër të “KBI Kosova-Export Industria e Mishit Fushë – Kosovë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika