Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt që ka tronditur vendin, ka thënë se vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona dhe se është një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme.

Kështu ka theksuar ajo si e ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Madje, sipas avokates Gashi-Bytyqi, vrasja e Liridona Ademajt ka theksuar se opinioni po e bën gjykimin përpara se si duhet. Vrasjet e tilla të shtyjnë të kuptosh motivin kryesor që çojnë deri në aktin e kryer.

“Opinioni publik po reagon në veçanti kur po janë vetëm viktima gra, por duhet të jetë edhe kur ka viktima meshkuj. Shkaku që vrasja si vrasje ka pasoja të mëdha, marrja e jetës së njeriut është e kundërligjshme, humbja e një anëtari të familjes është e papranueshme. Nuk ka qenë traditë e jona, edhe në rast të gjakmarrjes apo hakmarrjes, gratë kanë qenë ato roli kyç. Një dukuri e tmerrshme dhe, pothuajse, e pabesueshme, sepse gratë po vriten. Prej gjithë këtyre rasteve, vetëm një rast në Dragash ku gruaja e ka mbytur gruan”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

Avokatja Gashi-Bytyqi ka theksuar se autoritetet kosovare kanë filluar të bashkëpunojnë me autoritetet suedeze, për shkak se i dyshuari Naim Murseli ka punuar dhe vepruar në Suedi si dhe ka pasur afrim të personave me influencë.

Avokatja ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Zejnepe Berishës nga bashkëshorti i saj Nebih Berisha.

“Në rastin e Zejnepe Berishës, Gjykata e shkallës së parë në Prizren ia ka dhënë dënimin prej 12 vite, ndërsa me ankesë të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të avokates, nga pala e dëmtuar burgimi iu ka zgjatur në 17 vite”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Nebih Berisha është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij, kur në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika