Zemaj: Qeveria nuk po punon fare në shëndetësi, gjendja po vazhdon të përkeqësohet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se Qeveria nuk është duke punuar fare në sektorin e shëndetësisë dhe se gjendja në këtë fushë po vazhdon të përkeqësohet më shumë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Zemaj ka thënë se nga qeverisja e partisë në pushtet, gjendja në sektorin e shëndetësisë vazhdon të përkeqësohet më shumë.

“Tashmë kur po kalojnë tri vjet nga qeverisja e partisë në pushtet, gjendja në sektorin e shëndetësisë vazhdon të përkeqësohet më shumë. Këtë fakt nuk po e themi vetëm ne si LDK, por të gjithë mekanizmat e shëndetësisë, duke filluar nga gazetarët që hulumtojnë dhe raportojnë për shëndetësi e deri te Raporti i Progresit për vendin”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka thënë tutje se kjo Qeveri nuk po punon fare në sektorin e shëndetësisë, duke treguar disa fakte që, sipas tij, tregojnë mospunën e Qeverisë.

“Për tri vjet qeverisje janë ndërruar tre ministra, nuk ka asnjë strategji për shëndetësi, më shumë se 200 mjekë në vit po na ikin e për ikjen e tyre nuk ka asnjë reagim nga Qeveria. Madje, kryeministri i vendit tonë bën deklarata qesharake, duke thënë se gjendja nuk është aq keq sa raportohet me numra të fryrë. Nuk kemi asnjë investim kapital, kemi ankesat e njëjta nga të gjitha odat e profesionistëve shëndetësorë…”, ka shtuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Sa i përket dorëheqjes së menaxhmentit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, deputeti i LDK-së ka deklaruar se ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjeve të Ministrisë së Shëndetësisë direkt në punën e stafit shëndetësor.

“Hiç më larg se dje e kemi parë dorëheqjen e gjithë menaxhmentit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, por përveç Mitrovicës, muaj më parë kemi pasur dorëheqje edhe nga spitali i Pejës, i Gjakovës, e deri te disa klinika në QKUK. E krejt këto po ndodhin si pasojë e ndërhyrjeve të Ministrisë së Shëndetësisë direkt në punën e stafit shëndetësor”, ka shtuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika