“Kosova dhe çlirimtarët të janë mirënjohës përjetë”, nderohet në Prishtinë avokati Andrew Strong

"E nderuam, me ndezje të qirinjve z. Andrew Strong, mikun e Kosovës dhe mbrojtësin e çlirimtarëve tanë në Hagë, i cili dje ndërroj jetë papritur në moshë të hershme"

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u ndezën qirinj në nderim të Andrew Strong, i cili vdiq të hënën.

Strong ishte avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili po gjykohet në Hagë.

Në këtë organizmin që u bë nga platforma “Liria ka emër”, morën pjesë edhe bashkëshortja e Veselit, Violeta, së bashku me fëmijët e saj.

Gjithashtu, morën pjesë edhe akterë politikë, ndër ta kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Sonte, bashkë me Violetën, bashkëshorten e z.Kadri Veselit dhe fëmijët e saj, pjestarë të ekipit mbrojtës, akterë politik e institucional, si kryetari i PDK-së z.Memli Krasniqi, nënkryetarët znj.Vlora Çitaku e z.Uran Ismaili, kryetari i AAK-së z. Haradinaj, deputetë e ish- deputetë, asambleistë, të rinjë e qytetarë të Kosovës, nderuam me ndezje të qirinjëve z. Andrew Strong, mikun e Kosovës dhe mbrojtësin e çlirimtarëve tanë në Hagë, i cili dje ndërroj jetë papritur në moshë të hershme”, thuhet në njoftim.

“Kosova dhe çlirimtarët të janë mirënjohës përjetë, mik i nderuar.

Prehu në paqe!”

E i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të jetë i përjetshëm kujtimi për avokatin Strong.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Andrew!”

Kurse, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Strong kishte drejtësinë mision dhe e dinte pafajësinë e krerëve dhe të luftës së UÇK-së.

“Dje, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, na la miku ynë, avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong. Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë.  Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andrew e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika