Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilës i ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës.
Osmani ka thënë se vendet demokratike, liridashëse e të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në Bashkimin Evropian.
“Në takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka shkruar Osmani.
A substantial discussion with @EU_Commission President @vonderleyen in Brussels.
I emphasized the importance of the Commission's support for Kosovo, and the necessity for current measures to be removed.
We welcome the new Growth Plan, for which 🇽🇰 has proposed concrete reforms. pic.twitter.com/bQiJGtnoXP
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 13, 2023