Prokurorja e Specializuar e cilëson “fitore për drejtësinë” vendimin e Apelit për Mustafën

“Mirëpres aktgjykimin e sotëm i cili, me gjithë ndryshimin e vogël të dënimit të Z. Mustafa, përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre”, ka thënë Prokurorja e Specializuar, Kimberly West

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka mirëpritur aktgjykimin e Apelit në Dhomat e Specializuara në rastin kundër Salih Mustafës.

“Mirëpres aktgjykimin e sotëm i cili, me gjithë ndryshimin e vogël të dënimit të Z. Mustafa, përbën një fitore për drejtësinë dhe, në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre”, ka thënë West.

Ndryshe, sot Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara ka ulur dënimin e Mustafës nga 26 vjet burgim në 22 vjet burgim.

Vendimi është bërë i ditur nga kryetarja e trupit të Apelit, Michele Picard, të enjten, në sallën e gjyqit në Hagë, ku i pranishëm ishte edhe Mustafa.

Salih Mustafa, ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte kritike në këtë çështje gjyqësore dhe unë duartrokas kurajën e tyre, që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit”, ka vijuar West.

Lexo edhe: Apeli ul në 22 vjet burgim dënimin ndaj Salih Mustafës

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika