Amber Heard: Gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar

Heard ka thënë se është ngacmuar dhe kërcënuar çdo ditë, aktorja ka shtuar se, “Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar, më kanë poshtëruar”.

Amber Heard është në gjyq me aktorin Johny Deep, gjatë kësaj kohe Heard po përballet me kërcënime edhe për fëmijën e saj.

Heard ka thënë se është ngacmuar dhe kërcënuar çdo ditë. Aktorja ka shtuar se, “Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar”.

“Njerëzit duan ta fusin fëmijën tim në mikrovalë dhe ma thonë këtë çdo ditë”, ka thënë Amber Herad.

Heard ka një vajzë njëvjeçare me emrin Oonagh Paige Heard, Heard është shprehur se ka rolin e dy prindërve. Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp, e ka vënë në siklet Heardin gjatë marrjes në pyetje. Vasquez e ka përballur aktoren me dëshmitarë që kundërshtuan dëshminë e saj.

Amber Heard dhe Johnny Deep

Avokatja e Deep pyeti aktoren për një incident në “Hicksville Trailer Palace” në vitin 2013, në të cilin Amber Heard pretendon se Depp ka provuar të thyente kyçin e një gruaje, e cila ishte miqësore me aktorin.

Vasquez ka vënë në dukje se vetë dëshmitarja e Heard, Rocky Pennington, e cila ishte e pranishme në “Hicksville Trailer Palace” nuk e ka parë aktorin Depp ta kërcënonte gruan.

Gjyqi mes Johnny Deep dhe Amber Heard ka qenë një ndër më të përfolurit këtë muaj për shkak të dëshmive që kanë dhënë të dyja palët. Aktori Johnny Deep e ka paditur ish-gruan për shpifje për shkak të një opinioni të bërë në “Washington Post” në vitin 2018.

Amber Heard hedh padi mbi Johny Depp

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika