Konjufca i diskuton zhvillimet politike me ambasadorin bullgar Gudjev

Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas, me theks të veçantë të Kuvendit

Kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lihet pas, me theks të veçantë të Kuvendit.

“Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe eurointegruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Konjufca theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika