“Regjimi i Vuçiqit dërgoi huliganët për të bërë incidente” në protestën e opozitës në Beograd

"Regjimi i Aleksandër Vuçiqit tregoi edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme"

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka dalë me një reagim për protestën e së dielës në Beograd.

Në një njoftim, ata kanë pretenduar se “regjimi i Aleksandër Vuçiqit tregoi edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme” duke “deputetët e popullit të hyjnë në Kuvendin e Qytetit të Beogradit”, por “i dërgoi huliganët e tyre në incidente të vërteta”.

Në njoftim thuhet se kundër qytetarëve që protestonin për shkak të zgjedhjeve të vjedhura janë dërguar njësi speciale, të cilat kanë përdorur forcë brutale.

“Këtë e dëshmojnë videot e shumta, si dhe fakti se njëri prej demonstruesve është rrahur brutalisht dhe i është thyer këmba, duke e goditur me shqelma teksa ishte shtrirë në tokë. Pas përfundimit të protestës është sulmuar nga policia edhe Radomir Lazoviq, bashkëkryetar i Frontit të Gjelbër-Majtas”, thuhet në njoftim.

“Serbia kundër dhunës” dënon dhunën e përdorur nga qeveria për t’i prishur demonstratat e qytetarëve që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve, si dhe “përpjekjen për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”.

Më shumë se 30 demonstrues janë arrestuar gjatë protestës së koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” më 24 dhjetor në Beograd.

Gjatë protestës, një grup personash të maskuar kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Beogradit, kanë thyer xhamat dhe dyert, ndërsa policia brenda ndërtesës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika