Deputeti komunist kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina

Një deputet rus i një partie komuniste, ka kërkuar që shteti i tij të tërhiqet nga lufta që po e bën në Ukrainë

Pamje nga droni në Ukrainë. Foto: AP

Duke thyer linjën e partisë në një rast të rrallë të kundërshtimit ndaj luftës së vendit të tij në Ukrainë, një deputet i Partisë Komuniste në Lindjen e Largët të Rusisë kërkoi përfundimin e operacionit ushtarak dhe tërheqjen e forcave ruse.

“Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk e ndalon operacionin ushtarak, ne do të kemi më shumë jetimë në vendin tonë”, tha të premten Leonid Vasyukevich, në një takim të Asamblesë Legjislative Rajonale të Primorskut në portin e Paqësorit të Vladivostok.

Komentet e tij, të cilat ia drejtoi presidentit Vladimir Putin, u shfaqën në një video të postuar në një kanal të Telegram-it i cili buron nga rajoni.

Qyteti i Mariupolit. Foto/AP.

Një tjetër deputet mbështeti pikëpamjet e Vasyukevich, por kryetari i asamblesë legjislative lëshoi një deklaratë, më pas duke i quajtur vërejtjet një “provokim politik” të pambështetur nga shumica e ligjvënësve.

Në fillim të këtij muaji, një diplomat rus me bazë në Gjenevë dha dorëheqjen, duke thënë se i vinte “turp” nga lufta.

Rusia ka vendosur dënime të rënda ndaj atyre që sfidojnë publikisht narrativën e Kremlinit për operacionin ushtarak në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika