Policia me aksion në Leposaviq, dyshohet për mallra të kontrabanduara

Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave

“Sot në orët e paradites, Policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar”.

Kështu ka deklaruar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, pas këtij informacioni, Policia bashkë me Krimet Ekonomike dhe Doganën kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke kryer punën e tyre.

Elshani ka shtuar se aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimet për kontrabandë me mallra, derisa theksoi se momentalisht nuk ka persona të arrestuar.

“Sot në orët e paradites, Policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganën janë duke e kryer punën e tyre. Biznesi është i regjistruar, por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, deklaroi Elshani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika