Reagon reperi Fero për të vrarin në Ferizaj

Reperi i njohur me nofkën Fero, ka reaguar pas lajmit të vrasjes së një të riu në qytetin e Ferizajt.

Siç duket, viktima dhe reperi Fero kanë qenë shokë.

Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një foto ku besohet të jetë bashkë me të ndjerin, në të cilën ka shkruar “Allahu n’xhenet vlla”.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, një 30-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J. i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H i moshës 30 -vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Nga Policia Rajonale në Ferizaj është pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Patrullat e policisë menjëherë i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç patrullave të policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Më tutje në njoftim thuhet se, “I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e ka përdorur armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Po ashtu, i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika