Pse është rritur numri i kredimarrësve në vitin 2023, flet ish-gurvenatori i BQK-së

Ish-gurvenatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, lidhur me rritjen e numrit të kredimarrësve në Kosovë, ka theksuar se rritja ekonomike e qëndrueshme dhe zhvillimi ekonomik janë dy faktorë kyçë në rritjen e kërkesave për biznese dhe të personave për kredi

Ish-gurvenatori I BQK-së, Fehmi Mehmeti, lidhur me rritjen e numrit të kredimarrësve në Kosovë, ka theksuar se rritja ekonomike e qëndrueshme dhe zhvillimi ekonomik janë dy faktorë kyçë në rritjen e kërkesave për biznese dhe të personave për kredi.

Kështu ka thënë, Fehmi Mehmeti, ish-gurvenator i BQK-së në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

“Nuk është rritje e mjaftueshme për t’i adresuar sfidat që ka Kosova. Ndër to janë papunësia dhe së dyti deficit i lartë tregtar. Duke iu referuar vitit 2022, kur 5.6 milionë ka pasur importe, ku përafërsisht 920 milionë eksporte. Është filluar dukshëm deficit tregtar. Por, këtë vit, pritet që deficiti tregtar të jetë rreth katër miliardë euro. Me një deficit kaq të lartë nuk mund të themi se do të kemi rritje të mirëfilltë ekonomike. Për të pasur rritje të mirëfilltë ekonomike të hovshëm, duhet të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme. Rritja ekonomike e qëndrueshme dhe zhvillimi ekonomik janë faktorë që ndikojnë në rritjen e kërkesave për kredi”, ka theksuar Mehmeti.

Ish-Gurvenatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti

Mehmeti ka shtuar se “sipas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të vitit 2022 ka qenë rreth 3.5%. Ndërsa, gjatë tremujorit të dytë, Kosova ka pasur rritje rreth 3.5-3.7%, sipas raporteve të Institucioneve relevante Ndërkombëtare”.

“Jemi shumë më mirë se disa vende të zhvilluara në Bashkimin Evropian, ku në këto vende ka rreth 2% norma e kredive performuese ose të këqija. Por, edhe Kosova është rreth 2% e kredive të këqija, që tregon se ne jemi me kulturë, edhe pse jemi në borxh, ne e paguajmë atë”, ka shtuar Mehmeti.

“Pas pandemisë ka qenë e pritshme që do të ketë rritje e kredimarrësve. Një rritje mesatare prej 8% ka qenë. Ndërsa njëra nga arsyet e rritjes së kredimarrësve është se rriten kërkesat, nevojat si dhe marrë parasysh një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit, kjo pritet që të rritet edhe inflacioni. Ashtu edhe siç ndodhi, duke qenë edhe proaktiv në vendimmarrje si zakonisht. Dhe është arritë që të ruajmë stabilitetin ekonomik në vend, duke e kaluar pandeminë me pasoja sa më minimale.”, ka theksuar Mehmeti.

“Rritja në masë të madhe të kreditimit e ndihmon ekonominë e vendi”, ka shtuar Mehmeti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika