Për 24 orë, Policia konfiskon 71 patentë shoferë

Derisa urdhri operativ "Siguria në Trafikun Rrugor 2023" është duke vazhduar të implementohet, Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 patentë shoferë, ka realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve dhe 67 inspektime të menaxhmentit policor

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar implementimi e urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” dhe se do të jetë aktive në zbatimin e planeve konkrete operacionale.

“Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe menaxhon me trafikun rrugor me njësitet e saj, ku njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Tutje njoftohet se urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në terren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve (PKA), përderisa për shkelje ligjore në trafik janë konfiskuar 71 patentë shofer.

Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobilë gjatë drejtimit të automjetit,

– t’i respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, e të tjerë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika