Nga 1 janari 2024 Belgjika nis kryesimin e BE-së: Skepticizëm rreth procesit integrues të Kosovës

Mandatin e udhëheqjes së Bashkimit Evropian në fillim të vitit 2024 pas Spanjës do ta marrë në dorë Belgjika

Ilustrim

Mandatin e udhëheqjes së Bashkimit Evropian në fillim të vitit 2024 pas Spanjës do ta marrë në dorë Belgjika. Me këtë rast, njohës të politikave ndërkombëtare në vend, nuk presin ndonjë progres sa i përket trajtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Fundi i vitit 2023 ka sjellë edhe përfundim të mandatit të Spanjës në krye të Bashkimit Evropian.

Nga 1 janari 2024, këtë përgjegjësi do ta marrë Belgjika, brenda të cilës gjendet edhe selia e BE-së.

Gjatë udhëheqjes së Spanjës, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk pati asnjë hap sa i përket aplikimit të vendit për anëtarësim në BE.

Mirëpo, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk presin progres në këtë drejtim as nën udhëheqjen belge.

“Maksimumi që Kosova mund ta pret në këtë fazë është që fillimisht të largohen këto masa të cilat i ka marrë BE-ja në formë të sanksioneve e më pas të shihet se si do të rrjedhë procesi i negociatave Kosovë-Serbi, aq më tepër që ky proces ka filluar të përcaktohet edhe nga dinamika e dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Dorajet Imeri – Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Se rruga e Kosovës drejt bllokut evropian do të jetë sfiduese po vlerëson edhe njohësi tjetër i politikave ndërkombëtare, Fidan Ukaj.

Sipas tij, edhe zgjedhjet brenda BE-së do të ndikojnë në këtë proces.

“Përkundër asaj që presidencën e radhës e merr një shtet njohës i Kosovës, megjithatë BE-ja do të jetë e angazhuar në proceset zgjedhore brenda saj dhe gjasat që të merret me aplikimin e Kosovës mendoj që janë minimaliste”, ka theksuar Fidan Ukaj – Analist.

Belgjika do ta marrë kryesimin në moment kyç për BE-në, pasi në fund të mandatit të kësaj Presidence, në fillim të qershorit, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane./EO

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika