Bajrami: Kurti dhe LVV-ja e kanë shtyrë liberalizimin e vizave për gjashtë vjet

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe LVV e kanë shtyrë liberalizmin e vizave nga viti 2017 deri në 2024

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është meritë e kryeministrit Albin Kurti dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi, Bajrami ka thënë se Kurti dhe partia që ai e drejton e kanë shtyrë këtë proces nga viti 2017 deri në 2024.

“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Kujtojmë që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë filluar të lëvizin pa viza drejt vendeve evropiane të zonës Schengen.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika