Kush prej partive politike është gati për zgjedhjet e përgjithshme?

Jemi në fillim të vitit 2024 por në vendin tonë po paralajmërohet se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Përveç opozitës një dëshirë të ngjashëm e kanë shprehur edhe vet partia në pushtet. Njohësit e çështjeve politike thonë se fushata vetëm se ka filluar

Pavarësisht sondazheve të cilat nuk kanë dhënë rezultate të mira për opozitën brenda Kuvendit të Kosovës, optimizëm se 2024 mund të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme ka.

Pikërisht janë PDK e partitë tjera të opozitës të cilat kanë nisur vitin më këtë deklaratë

Madje dikush po thotë se fushatën parazgjedhore e kanë nisur edhe liderët që aktualisht udhëheqin me vendin.

“ Besoj se ashtu do të jetë pasi Qeveria e Kurtit, dhe ajo duhet të përfundoj më herët dhe gjendja jo stabile në Kosovë e detyron të shkoj drejtë një koalicioni me të gjer dhe e fundit  është zbatimi I Asociacionit””, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Mirëpo 2024, duket se do të jetë më shumë vit i angazhimit të politikës së brendshme e punëve të cilat qeveria aktuale do tua prej shiritin e kuq, gjë që gjatë viteve paraprake ka munguar.
“Mund të jetë vit zgjedhore dhe do të kemi premtime e prerja të shiritave gjatë këtij viti. Provokimi i zgjedhjeve të reja nga ana e Kryeministrit Kurti, mund të vije për dy arsye e para për prolongimin e  marrëveshjeve me serbin dhe e dyta ky disponimi momental për ta votuar Vetëvendosjen”, ka thënë analisti, Fidan Ukaj.

Sipas kalendarit, Kosova zgjedhjet nacionale duhet t’i mbaj në fillim të vitit 2025.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika