Beogradi nuk ia lejoi vizitën Sveçlës në Luginë

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk i është lejuar nga Beogradi të realizojë vizitën këtë të enjte në Luginë të Preshevës, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Serbia nuk ia ka lejuar vizitën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të paraparë që të realizohej këtë të enjte në Luginë të Preshevës, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

“Po, nuk është lejuar nga autoritetet serbe”, u përgjigj shkurtimisht Mustafi.

Njëjtë tha edhe Nevzat Lutfiu, kryetar i këtij këshilli.

“I është refuzuar vizita ministrit nga ana e autoriteteve serbe”, u shpreh ai për Portalin Dukagjini.

Ndryshe, ministri i këtij dikasteri kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në kuadër të kësaj vizite, Sveçla do të zhvillonte takime me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika