Tre ambasadorët nga vendet Perëndimore vizitojnë në Manastirin e Deçanit

Monumenti historik i Manastirit të Deçanit (MD) është vizituar nga Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe dy ambasadorët e vendeve Perëndimore

Të dielën e 29 majit, ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shielb dhe ai i Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam, kanë vizituar Manastirin e Deçanit këtë të dielë.

Manastiri i Deçanit ka shpërndarë një fotografi në Twitter.

“Abati ynë At Sava priti sot në Manastirin e Deçanit ambasadorët gjermanë në Beograd dhe Prishtinë (SH.T. Thomas Shieb dhe SH.T. Joern Rohde) si dhe ambasadorin belg në Beograd SH.T. Koenraad Adam. Ambasadorët vizituan kishën dhe patën një bisedë me abatin tonë”, thuhet në shkrimin e MD-së.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rode, javën e kaluar e kishte vizituar Manastirin e Deçanit së bashku me ambasadorët e vendeve të QUNIT-it, ndërsa këta të fundi kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika