Rama e falënderon Kllokoqin që xhiroi pamjet e Masakrës së Reçakut

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka falënderuar Sylejman Kllokoqin që kishte xhiruar pamjet e Masakrës së Reçakut. Rama i tha Kllokoqit se me punën dhe guximin e tij, ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë tonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Sylejman Kllokoqi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka falënderuar Sylejman Kllokoqin, i cili kishte xhiruar pamjet e Masakrës në Reçak të Shtimes më 15 janar 1999.

“Realitetin e ashpër në Kosovë, horrorin e krimit mbi njerëzit tanë të pafajshëm e pa me sytë e vet ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili përmes pamjeve të xhiruara nga Sylejman Kllokoqi e të transmetuara nga agjencia botërore e lajmeve, Associated Press, i tregoi botës për krimet e rënda ndaj civilëve në Kosovë. Zëri i z.Walker dhe e vërteta e masakrës së Reçakut patën ndikimin e duhur për të ndalur spastrimin etnik që ishte duke iu bërë popullit tonë”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se ky akt barbar është dënuar ndërkombëtarisht, dhe pamjet e tij u bënë dëshmi e pakundërshtueshme që zbardhi të vërtetën përpara botës.

“Sylejman Kllokoqi, me punën dhe guximin tënd, ke shkruar një faqe të rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë kreu i kryeqytetit.

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Lexo dhe: 25 vjet nga masakra që ndryshoi historinë e Kosovës

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar ta bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika