Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicën e Veriut

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spitalin në Mitrovicë të Veriut, por është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, personi tjetër është lënduar lehtë

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, në rrugën “Knjaz Millosh”, në mbrëmjen e së hënës së 15 janarit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin për Dukagjinin dhe ka bërë të ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar shtatë vetura, ndërsa janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

Ai ka thënë se pas këtij rasti policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. 

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rr. ‘Knjaz Millosh’ Mitrovicë Veri. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njeri ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika