(FOTO) “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokat serb, ka bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari", më saktësisht, te varri i Blerina Jasharit në Prekaz

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Këto fjalë janë shkruar në letrën që avokati serb, Çedomir Stojkoviq, la mbi varrin e Blerina Jasharit, në Prekaz ku këtë të enjte bëri homazhe.

Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

Ekipi i RTV Dukagjini, njofton se avokati serb është duke vizituar edhe muzeun në Kompleksin memorial Adem Jashari, ku ciceroni ia ka treguar gjendjen e trupave të familjes Jashari që ishin gjetur pasi ishin vrarë.

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psikikisht nga shërbimi sekret serb.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika