Dy raste të ndara të hetimit mbi vdekjen janë raportuar në rajonin e Prishtinës, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, në orën 07:43, në rrugën Vicianum në Prishtinë. Policia është informuar nga emergjenca se viktima, mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Rasti i dytë është raportuar po më 23 tetor, në Graçanicë, ku viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.