Kurti e takon zv.presidenten e kompanisë “Meta”, i kërkon që Facebook të zgjerojë monetizimin në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, Monika Bickert, dhe kanë diskutuar për zgjerimin e mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Monika Bickert, zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar zëvendëspresidenten Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën, vëmendjen e Qeverisë ndaj agjendës së saj digjitale dhe potencialin që Kosova ka në fushën e teknologjisë.

“Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për t’i konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim është diskutuar dhe për zgjerimin e mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën.

“Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika