Policia e Kosovës pranon donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga ambasada gjermane

Sot është nënshkruar pranim-dorëzimi i donacionit me vetura si dhe pajisje të teknologjisë për Policinë e Kosovës nga ambasada gjermane në Kosovë

Sot, përmes ceremonisë zyrtare ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde si dhe menaxhmenti i lartë i PK-së, është nënshkruar pranim-dorëzimi i donacionit me vetura si dhe pajisje të teknologjisë për Policinë e Kosovës nga ambasada gjermane në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm, kolonel Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj ambasadës gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale, logjistike dhe të teknologjisë.

“Përkrahja nga partneret tanë ndërkombëtarë do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime”, thuhet në komunikatën për medie.

Ambasadori gjerman Rohde ka thënë se “Automjetet dhe pajisjet e dhuruara janë pjesë e një bashkëpunimi, brenda të cilit Policia Federale Gjermane ndan teknologjinë më moderne dhe taktikat hulumtuese, duke e forcuar përkushtimin e Kosovës për të siguruar kufijtë e saj dhe për të kontribuuar në sigurinë e të gjithë rajonit”.

“Ambasada e Republikës së Gjermanisë si partner i përhershëm i Policisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit 2022 dhe 2023 ka përkrahur Policinë e Kosovës, më konkretisht, Policinë Kufitare në ngritje të kapaciteteve operacionale dhe logjistike me 59 vetura, 5 kombi-bus dhe 10 motorë të terrenit, në fushën e teknologjisë informative me 130 kompjuter, 16 llaptop, laborator për pikën kufitare Hani i Elezit, projektorë, pajisje të ndryshme për kontrollimin e dokumenteve dhe skenimin e veturave gjatë kontrollit në kufi, dylbi, kamera termike, detektor për identifikim te njerëzve dhe pajisje tjera”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, një kontribut të veçantë nga ambasada gjermane, policia kufitare ka pranuar në ngritjen edhe të kapaciteteve të burimeve njerëzore, ku janë mbajtur 20 trajnime të ndryshme me pjesëmarrje të mbi 150 zyrtarëve policorë.

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen e saj për ambasadën e Gjermanisë, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së, e cila vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika