Kalaripayattu, arti i parë marcial

Arti marcial më i vjetër në botë konsiderohet se ka origjinën në Indi

Ilustrim
Ilustrim

Kalaripayattu, i njohur gjithashtu si Kalari, është një art marcial indian që e ka origjinën në Kerala moderne, një shtet në bregun jugperëndimor të Indisë.

Besohet të jetë arti marcial më i vjetër i mbijetuar në botë, me një histori që përfshin mbi 3000 vjet.

Stërvitja fillon me një masazh me vaj në të gjithë trupin derisa të bëhet i shkathët dhe i zhdërvjellët. Kërcimi dhe vrapimi janë gjithashtu pjesë përbërëse të formës së këti arti. Ka gjithashtu mësime në përdorimin e armëve si shpata, kamë, shtiza, dhe harqe e shigjeta.

Ilustrim
Ilustrim

Ky art të jep siguri, ke një ndjenjë që nëse meson Kalari, do të mund të mbrohesh në çdo situatë dhe ke besim më shumë në vete. Ky art gjithashtu të ndihmon shumë në aspektin fizik dhe psikologjik, ka thënë trajnerja Meena Raghavan.

Qëllimi kryesor është kordinimi midis mendjes dhe trupit. Kalaris janë gjithashtu qendra të rëndësishme të adhurimit fetar. Pasi të përfundojë kursi, duhet të angazhoheni në masazh me vaj dhe të praktikoni për të ruajtur formën.

Ilustrim
Ilustrim

74-vjeçarja, Meena Raghavan është praktikuesja më e vjetër e njohur e Kalaripayattu. Që në moshën 7-vjeçare, Raghavan kishte filluar të praktikonte këtë art. Ndërsa, shumica e vajzave nuk lejoheshin të praktikonin mbi moshën 14 vjeç.

Tani, ajo drejton një shkollë ku është krenare që trajnon djem dhe vajza, të gjeneratave të ndryshme.

Ilustrim
Ilustrim

Kalariuzhichil ndihmon shumë në rivendosjen e paqes trupore dhe mendore. Sot, ky lloj arti është shumë i popullarizuar në mesin e njerëzve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika