Lajçaku takohet me opozitën serbe, diskutojnë rreth dialogut me Kosovën

Ndërmjetësuesi i Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me Dobrica Veselinoviq, një nga liderët e partisë opozitare Fronti i të Majtëve të Gjelbër, pjesë e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”. Gjatë takimit është diskutuar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ndërmjetësuesi i Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me Dobrica Veselinoviq, një nga liderët e partisë opozitare Fronti i të Majtëve të Gjelbër, pjesë e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”.

Kështu bëri të ditur vetë Lajçaku, përmes një postimi në llogarinë e tij në X, ku bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Takim me përfaqësues të partisë opozitare serbe Fronti i të Majtëve të Gjelbër për një bisedë të sinqertë rreth dialogut dhe normalizimit të raporteve me Kosovën”, shkroi Lajçaku.

Është një nga herët e rralla që Lajçaku zhvillon një takim me liderë opozitarë serbë, që në tryezën e diskutimit flasin për normalizimin e raporteve me Kosovën.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika