Zeqiri: Jam skeptik rreth rezultatit të peticioneve

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, është shprehur skeptik rreth rezultatit të peticioneve

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, është shprehur skeptik rreth rezultatit të peticioneve, i cili do të hapte rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Zeqiri nuk beson se mund të arrihet ndonjë rezultat në fazën e dytë të nënshkrimeve.

“Kam qenë qysh nga fillimi pak skeptik, për shkak se udhëzimi administrativ mund të hapë rrugë kësisoj çfarë ka hapur edhe me këtë iniciativë të nënshkrimeve, por nuk besoj akoma jam skeptik rreth rezultatit edhe të votimit që mund të ndodhë dhe të ketë sukses, por natyrisht kam qenë edhe kritik rreth udhëzimit prej kohësh”, tha ai.

“Po ndodh diçka edhe me nënshkrimin e peticionit, mirëpo po flas për komunën e Zubin Potokut nga gjendja në terren çfarë e kemi, ka qenë goxha problematik edhe të grumbullohet ky peticion i 20 përqindëshit e mos të flas për 50 përqindëshit që do të ketë, e shoh si të pamundur, për shkak se kemi informacione të detajizuara rreth vullnetit serb që në një formë nuk janë në gjendje t’i përgjigjen grupacioneve në masë të madhe, jam skeptik rreth rezultatit të peticionit. Mezi kanë arritur ta bëjnë atë 20 për qind. Kështu që në fazën e dytë nuk besoj se do të ketë rezultat”, shtoi Zeqiri.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, parti që bojkotoi zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga institucionet e Kosovës, duke nxitur edhe largimin e serbëve të tjerë.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika