Sallahu i krahasoi me Listën Serbe për Vettingun, Gruda: E turpshme, PDK-ja e ka ndihmuar këtë proces nga fillimi

Përparim Gruda nga PDK-ja ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e krahasoi këtë parti politike me Listën Serbe për çështjen e Vettingut

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokaratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut.

Përmes një postimi, Gruda e ka quajtur si “të turpshme” krahasimin e zv. ministrit të Drejtësisë.

“Zv. ministri i Qeverisë, që koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, PDK-ja e ka ndihmuar procesin e Vetingut që nga fillimi dhe se po zhvillohet sipas propozimit të dhënë nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

“Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin”, ka thënë tutje Gruda.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika