FSK-ja pritet t’i marrë në shfrytëzim hapësirat e ish-kampit ‘Casablanka’ në Suharekë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës miratuan vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper  (Ish-Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aliu ka shkruar se “Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, me anë të këtij vendimi do të mundësohet edhe kompensimi i të drejtave të tyre”.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin preliminar për interes publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, me anë të këtij vendimi do të mundësohet edhe kompensimi i të drejtave të tyre.

Pas miratimit të Vendimit Nr.02/175 të datës 29.11.2023, Departamenti i Shpronësimit me datë 18.12.2023, ka mbajtur Dëgjimin Publik në Komunën e Suharekës me pronarët e pronave konform Ligjit për Shpronësim dhe ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve dhe pas plotësimit të kushteve të parapara kemi marrë Vendimin për miratimin e Vendimit Preliminar për shpronësimin për interes publik të  pronave të paluajtshme të Njësisë Damper.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika