Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon ta mbrojë Salih Mustafën, Supremja e Speciales merr dy vendime

Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja

Të enjten, Paneli i Gjykatës Supreme nxori dy vendime lidhur me kërkesën e mundshme për mbrojtjen e ligjshmërisë në çështjen Salih Mustafa.

Në vendimin e parë, Paneli përcaktoi se Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues II (në të cilin njëri prej të akuzuarve është Jakup Krasniqi dhe të cilin ajo gjithashtu e përfaqëson) lidhur me synimin e saj që të përfaqësojë Mustafën, siç kërkohet me nenin 28(4)(1)(b) të Kodit të Etikës Profesionale, në mënyrë që të pranonte vendimin e Trupit Gjykues nëse ekziston ndonjë konflikt interesi.

Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja.

Në vendimin e dytë, Paneli hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, pasi Venkateswari Alagendra për momentin nuk ka legjitimitet për të dorëzuar ndonjë kërkesë në emër të Mustafës, përfshirë kërkesën për zgjatjen e afatit.

Paneli gjithashtu vuri në dukje se, edhe nëse Alagendra do ta gëzonte këtë legjitimitet, afatet kohore të parashikuara në Ligj (kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të dorëzohen brenda tre muajve nga aktgjykimi i formës së prerë) nuk mund të ndryshohen me Rregulloren e Punës dhe të Provave.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika